KMR, Kryesore

Rrezet X ndihmojnë për të zbuluar kush e pikturoi kryeveprën shqiptare

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore njofton se falë teknologjisë është zbuluar se kush e ka pikturuar një kryevepër të vjetër shqiptare.


Sipas ANEB, kërkuesit shqiptarë kanë përdorur rrezet X për të zbuluar se kush e ka pikturuar një kryevepër delikate të Shën Gjergjit.

Metoda e përdorur njihet edhe si testimi jo-shkatërrues.

Esmeralda Vataj, nga Instituti i Fizikës Bërthamore në Tiranë, tha se kjo teknologji është e rëndësishme kur bëhet fjalë për punime të vjetra dhe të brishta.

Shkencëtarët shqiptarë punuan me ata të ANEB për të kuptuar më shumë mbi detajet e pikturës, të cilat nuk shihen me sy.

Fillimisht ishte menduar se bëhej fjalë për ndonjë autor anonim.

Por pas ekspertizës u arrit në përfundimin se ikona është pikturuar nga Vëllezërit Çetiri në shekullin e 18-të.

Ky informacion është i rëndësishëm për të restauruar punimin në mënyrë autentike.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas