Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Genci Eminaj, 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Mos kallzim krimi” si dhe u shpall në kërkim shtetasi M.A 36 vjeç, për veprat penale “Kundërshtim të Punonjësve të Policisë së Rendit Publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i shtetasit Genci Eminaj u bë pasi nuk ka kallëzuar se kujt ja kishte dhënë automjetin tip Audi në pronësi të tij.
Ndersa shtetasi M.A, dyshohet se më datë 10.09.2018, rreth ores 23:00, në Unazën e qytetit Elbasan, tek stacioni i trenit, dyshohet se duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin e shtetasit Genci Eminaj nuk u ka ndaluar shërbimëve të policisë dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjesve të policisë .
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.