Aktualitet

Rrezikoi jetën në detin e Palasës, Vittorio Sgarbi: Jam mirë, ishte pagëzim shqiptar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:35 - 06/06/20 |
mapo.al

Pas incidentit në detin e Palasës ku rrezikoi jo pak nga dallgët e forta, ka ardhur edhe reagimi i Vittorio Sgarbi. Kritiku i njohur italian thotë se ajo që ka ndodhur ishte një pagëzim shqiptar.


Ai u ndihmua nga vajza e tij shqiptare për të dalë nga uji dhe për t’i shpëtuar dallgëve të egërsuara.


“Çdo gjë ok, jam mirë. Momenti më i mirë ka qenë kur u zhyta në ato dallgë të mrekullueshme që për pak më morën me vete, por dola më i fortë. Vajza ime më shpëtoi, ka qenë një pagëzim shqiptar”, tha Vittorio Sgarbi.


Video-mesazhin e ka publikuar kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli që po e shoqëron në turin e tij në Shqipëri.


“Jam me Vittorio Sgarbi, gëzon shëndet të plotë për të gjitha ata që janë të shqetësuar. Sapo kemi vizituar Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën dhe tani nga Tepelena po udhëtojmë drejt Beratit”, tha Leli.

LEXO EDHE: 

Momente paniku, Vittorio Sgarbi rrezikon të mbytet në Palasë, e shpëton e bija shqiptare (VIDEO)


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas