Një pushues i moshës 50-vjeçare rrezikoi të mbytej në plazhin e Qerretit, pasditen e kësaj të hëne.
N.T po pushonte me familjen e tij kur duke u larë në det iu rrezikua jeta nga dallgët.
50-vjeçarit iu dha menjëherë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, të cilët e kanë nxjerrë nga uji. Ai u dërgua në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në Qerret, duke u larë në det, ka rrezikuar të mbytet shtetasi N. T., 50 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.