Sociale

Rreziku që vjen nga TikTok/ Pse këto vende po e bllokojnë aplikacionin kinez





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:54 - 13/07/20 |
mapo.al

India e ka bllokuar TikTok-un, pasi sipas saj ai dhe aplikacione të tjera kineze, të cilat gjithashtu i ka bllokuar, paraqesin një kërcënim për sovranitetin dhe integritetin.


Javën e kaluar, Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo tha se edhe Shtetet e Bashkuara po mendonin ta bllokonin aplikacionin.


Kjo pasi politikanët druhen se TikTok u vjedh të dhënat përdoruesve dhe ia kalon ato qeverisë kineze, e cila mund të spiunojë në këtë mënyrë qytetarët e SH.B.A-ave.


Pas deklaratës së Pompeo-s, TikTok lëshoi një deklaratë pasuese, ku thuhej:


“Ne nuk kemi përparësi më të madhe sesa promovimi i një përvoje të sigurt për përdoruesit tanë. Asnjëherë nuk ia kemi siguruar të dhënat e përdoruesve qeverisë kineze dhe as nuk do ta bënim këtë gjë nëse kërkohet.”

Presidenti Trump, konfirmoi se amerika po mendonte ta bllokonte aplikacionin, duke cituar një arsye tjetër dhe duke e përdorur bllokimin si një dënim ndaj Kinës, si vendi nga ku shpërtheu koronavirusi.

“Ajo që ndodhi me Kinën, me virusin, ajo çfarë ata i bënë këtij vendi dhe gjithë botës, është një paturpësi”, -tha ai.

Mbetet për t’u parë sa akses ka TikTok në të dhënat e përdoruesve.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas