Einxhel Shkira ka pësuar një incident të rëndë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Duke luajtur gjatë gjatë një loje të improvizuar në shtëpi, ajo ka thyer krahun.
Ajo u nis drejt spitalit për një trajtim më të specializuar, ndërsa është lajmëruar nga produksioni se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Pas ndërhyrjes ajo duhet të qëndrojë në spital për aq kohë që mjekët të vendosin.
Gjatë kësaj kohe, do të jetë e shoqëruar nga kamerat dhe e shoqëruar nga asistentët e produksionit.