Aktualitet

Rrëzimi i avionit në Indonezi, dëshmitarët: Ra si vetëtimë, shpërtheu në det








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:58 - 09/01/21 |
mapo.al

Avioni “Sriwijaya Air” Boeing 737 me 62 persona në bord është zhdukur menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti indonezian Xhakarta.



Dëshmitarët thanë se ata kishin parë dhe dëgjuar të paktën një shpërthim.


Peshkatari Solihin, i tha shërbimeve indoneziane të BBC se kishte parë një përplasje dhe kapiteni vendosi të kthehej në Tokë.






“Aeroplani ra si vetëtimë në det dhe shpërtheu në ujë,” tha ai. “Ishte shumë afër nesh, copat e një lloj druri gati sa nuk goditën anijen time”, tha një dëshmitar tjetër.

Lexo edhe :  Mesazhet/ Drejtoresha e shkollës "De Rada": Prindërit të blejnë pajisjet mësimore

Ministria e transportit tha se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit ishin në proces.

Koha e zakonshme e fluturimit për në Pontianak, në perëndim të ishullit Borneo është një orë e gjysmë.

LEXO EDHE: 

U zhduk në ajër, gjenden në det mbetje të avionit dhe trupa të pajetë

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas