Kryesore

‘Rrëzimi’ i Bashkim Dedjas: Hapet gara për në Kushtetuese, ja kriteret














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:02 - 25/12/18 |
mapo.al

Pas shkarkimit nga detyra të Bashkim Dedjas, Kuvendi ka hapur aplikimet për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.






Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Kuvendi ka caktuar edhe kushtet për aplikimin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Kuvendit, aplikuesit për këtë pozicion duhet të kenë përvojë pune jo më pak se 15 vjet, shkruan Panorama.


Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, u shkarkua nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. KPAja shkarkoi përpara disa ditësh nga detyra kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedjan, me argumentin se nuk justifikon pasurinë e deklaruar me të ardhura të ligjshme.







Trupa e përbërë nga Ardian Hajdari, Luan Daçi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz arritën në përfundimin se Bashkim Dedja nuk është i besueshëm për të vijuar të shërbejë në sistemin e drejtësisë. Kjo është hera e parë që Kolegji i Apelimit shkarkon nga detyra një gjyqtar, i cili është konfirmuar në detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i vetingut.




Në datën 13 qershor të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë Bashkim Dedjan. Në datën 27 korrik të këtij vitit, Komisioneri Publik, pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të rrëzonte vendimin e KPK-së të datës 13 qershor dhe të shkarkonte Dedjan nga detyra.



ONM-ja arriti në konkluzionin se kreu i Kushtetueses nuk u është përgjigjur qëllimisht në mënyrë të plotë dhe të hollësishme kërkesave të ligjit për ligjshmërinë e pasurisë së tij. Sipas ONM-së, Dedja duhej shkarkuar nga detyra. Kolegji i Posaçëm i Apelimit bëri një hetim të thelluar, duke konfirmuar pretendimet e ONM-së dhe Komisionerit Publik.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas