Aktualitet

Rrëzimi i Biden, reagon Shtëpia e Bardhë: Presidenti është mirë, asgjë më shumë se…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:25 - 19/03/21 |
mapo.al

Shtëpia e Bardhë në Washington ka reaguar lidhur me incidentin e presidentit Joe Biden, pasi u rrëzua tre herë nga shkallët e avionit.





Një zëdhënës tha se Shefi i Shtëpisë së Bardhë është në gjendje shumë të mirë dhe se nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore.


Presidenti amerikan Joe Biden rrëshqiti, ndërsa nxitonte drejt shkallëve të avionit presidencial këtë të premte. Pasi u rrëzua në fillim të shkallëve, presidenti u pengua përsëri, duke rënë në gjunjë dhe pasi doli në krye të shkallëve të avionit, përshëndeti oficerët sipas protokollit zyrtar.





“Unë e di që njerëzit kanë parë që Presidenti Biden rrëshqiti në shkallët e avionit, por unë jam i lumtur të raportoj se ai është mirë dhe nuk kërkoi as vëmendje nga ekipi mjekësor që udhëtonte me të. Asgjë më shumë se një hap i gabuar në shkallë”, shkroi drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield.



LEXO EDHE:


Incidenti i pakëndshëm – Biden rrëzohet 3 herë nga shkallët e avionit (VIDEO)

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas