Një ngjarje e pazakontë ndodhi ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një helikopter u rrëzua në lagjen 6 të qytetit.
Ndërkaq burime për Faxnews, zbulojnë se përtej rrëzimit të helikopterit, në telashe është futur edhe kompania e helikopterit, e cila rezulton e paregjistruar.
Ndërkohë mësohet se Altin Lame, piloti që drejtonte helikopterin, është ish pilot i ushtrisë shqiptare.
Mësohet se Lame është liruar nga detyra për rrëzimin e një helikopteri të ushtrisë./FaxNews