Aktualitet

Rrëzimi i helikopterit të Kobe Bryant, vjen ekzaminimi pas ngjarjes





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:31 - 16/05/20 |
mapo.al

Një ekzaminim pas ngjarjes së rrëzimit të helikopterit që vrau yllin e basketbollit Kobe Bryant ka vendosur se është trauma e fortë, shkaku i vdekjes për të nëntë viktimat.


Raporti prej 180 faqesh zbuloi gjithashtu se piloti, 50-vjeçari Ara Zobayan, rezultoi negativ për drogën dhe alkoolin.


Shkaku i përplasjes së 26 janarit, i cili ndodhi në Kaliforni mes mjegullës së rëndë, është ende duke u hetuar.


Vajza 13-vjeçare e Bryant, Gianna, ishte me të në bordin e helikopterit. Pasagjerët – të cilët përfshinin dy shokë të skuadrës së basketbollit të Gianna, të afërmit e tyre dhe një trajner, ishin duke shkuar për në një turne në Thousand Oaks, ku Bryant ishte caktuar për trajner.


Alyssa Altobelli, John Altobelli, Keri Altobelli, Sarah Chester, Payton Chester, Christina Mauser të gjithë vdiqën së bashku me Bryant, dhe pilotin Ara Zobayan kur helikopteri u rrëzua në një kodër në veri të Los Angeles-it.

“Më 28 janar, shkaku i vdekjes për të nëntë viktimat u vendos si traumë e hapur,” tha ekzaminimi. “Mënyra e vdekjes u vërtetua si aksident“.

Rezultatet e ekzaminimit pas vdekjes u postuan në webfaqen e zyrës në Los Angeles County Examiner-Coroner Medical, të premten.

Bryant, një kampion pesë herë në NBA, luajti për LA Lakers më gjatë në karrierën e tij dhe një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e këtij sporti.

Ai doli në pension në prill 2016 pas një karriere 20-vjeçare me ekipin. Juristët për të venë e tij, Vanessa Bryant, kanë paditur kompaninë që drejtonte helikopterin.

Pretendon se Zobayan – i cili vdiq në aksident – nuk i vuri re konditat e motit para se të nisej. Nga ana tjetër, në fillim të këtij viti, sherifi i Los Angeles County tha se tetë zevendësat e tij kanë pranuar se posedojnë fotografi grafike të vendit të rrëzimit.

Alex Villanueva tha se ai është i “lodhur dhe zemërthyer” nga sjellja e tyre.  Ai tha se i kishte udhëzuar zëvendësat që të fshinin imazhet./BBC/

/Përktheu:Mapo.al/


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas