Aktualitet

Rrëzohet avioni në Afganistan, talebanët marrin përsipër sulmin





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 15:50 - 27/01/20 |
mapo.al

Një avion u rrëzua në provincën e Ghazni në Afganistan ditën e sotme (27 janar). Nga raportimet e para thuhet se nuk ka pasur asnjë të vdekur.


Sipas Ministrit për Punët e Brendshme, avioni u rrëzua në një zonë të kontrolluar nga talebanët. Ai gjithashtu raporton se në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale për të hetuar për shkaqet e përplasjes.



Sipas medieve lokale, avioni i përkiste ushtrisë amerikane, por kjo e fundit nuk e ka konfirmuar ende. Por vetëm disa orë pas rrëzimit, militantët talebanë kanë marrë përsipër sulmin. Ata deklarojnë se kanë goditur një avion ushtarak të ShBA-së dhe kanë vrarë të gjithë personat në bord.


Një përfaqësues i grupit militantik deklaroi se në bordin e avionit kishte zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane ose siç njihet CIA.

Por këto nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet e dy vendeve.


Etiketa: ,

Pas