Pas rrethimit të kryeministrisë në mënyrë simbolike, protestuesit kanë hedhur shashka dhe tymuese në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Gjatë marshimit ata kanë rrëzuar gardhin me tela të vendosur nga policia, si në pjesën pas Kryeministrisë ashtu dhe nga ana e Piramidës.
Kreu i PD, Lulzim Basha prin protestuesit dhe për shëndetet me ta, ndërsa hera-herës dëgjohen zhurmat e fishekzjarreve e shashkave si dhe thirrjet “Rama ik”.