Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Nr. 5 në Pogradec. Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga një kabinë elektrike.
Paulin Mexhaj, banues në Tiranë, ka qenë duke punuar momentin që është rrëzuar nga kabina elektrike dhe ka gjetur vdekjen.
Burimet thanë se i ndjeri ka qenë duke punuar në një mur të kabinës, por si pasojë e amortizimit muri është shembur dhe e ka zënë poshtë, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen.
Njoftimi i policisë
Pogradec
Informacion paraprak.
Më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, Pogradec, shtetasi P.M, rreth 40 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një kabinë elekrike, ku ka qenë duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.