Qeveria e Malit të Zi e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiç nuk e ka kaluar mocionin e mosbesimit dhe është rrëzuar. 43 deputetë votuan pro rrëzimit të qeverisë, ndërsa 11 kundër.
Siç shkruajnë mediat, tashmë kryeministër i ri pritet të jetë politikani me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç. Ai ka propozuar formimin e një qeverie të pakicavce.
Parlamenti i Malit të Zi hodhi poshtë më herët kërkesën e kryeministrit Zdravko Krivokapiç, që në seancën e sotme të diskutohej shkurtimi i mandatit të deputetëve, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Abazoviç dhe Krivokapiç qeverisën së bashku rreth 1 vjet e 2 muaj.