Aktualitet

Rrihet e grabitet oficeri i policisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:17 - 16/03/13 |
mapo.al

Një oficer policie është dhunuar dhe vjedhur në Tiranë. Dy persona kanë mundur të grabisin çantën e një oficeri policie pasi kanë ushtruar dhunë download (3)fizike mbi të. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën ‘Qemal Stafa’ në Tiranë. Nga të dhënat paraprake mësohet se 2 persona të paidentifikuar kanë goditur dhe më pas kanë mundur të largohen me çantën e oficerit të policisë, i cili punon pranë Drejtorisë së Përgjithshme. Policia ka marrë dëshminë e oficerit dhe ka nisur hetimet për ngjarjen dhe për kapjen e autorëve, ndërkohë vetë oficeri ka dëshmuar se në çantë dispononte laptop dhe sende të tjera. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme policia nuk mundi të zbulonte personat që grabitën një oficer të radhëve të uniformave blu.






 


1














Pas