Aktualitet

Rriten infektimet, 1079 raste dhe 5 viktima në 24 orë, mbi 12 mijë raste aktive














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:02 - 08/09/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1079 raste të reja me koronavirus nga 6732 testime të kryera. Vihet re rritje e rasteve me koronavirus krahasuar me ditët e fundit






Fatkeqësisht, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77 vjeç nga Shkodra.


Mësohet se në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.







Sakaq, në të gjithë vendin janë 12,399 pacientë aktivë me koronavirus, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë



Sa i përket të infektuarve, u regjistruan në këto bashki; 384 raste në Tiranë, 96 në Shkodër, 58 në Durrës, 51 në Vlorë, 38 në Fier, 31 në Lushnje, 29 në Sarandë, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 24 në Kurbin, 23 në Kavajë, nga 22 raste në Vau i Dejës, Kukës, 21 në Lezhë, 18 në Kamëz, nga 16 raste në Kuçovë, Malësi e Madhe, 12 në Gjirokastër, 11 në Pogradec, 10 në Patos, nga 9 raste në Krujë, Dimal, nga 8 raste në Has, Shijak, Dibër, Gramsh, nga 7 raste në Mallakastër, Peqin, 6 në Dropull, nga 5 raste në Librazhd, Rrogozhinë, Tropojë, nga 4 raste në Mat, Memaliaj, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik, Belsh, nga 3 raste në Tepelenë, Delvinë, Himarë, Klos, nga 2 raste në Mirditë, Përmet, Korçë, nga 1 rast në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Këlcyrë, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Roskovec, Vorë, Fushë Arrëz, Pukë.

Lexo edhe :  1-12 shtator, 45 viktima dhe mbi 10 mijë raste me COVID


***

Statistika (08 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 1079
Të shëruar në 24 orë 804
Të shtruar në spitale 152
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 6732

Testime totale 1,095,250
Raste pozitive 153,318
Raste të shëruara 138,391
Raste Aktive 12,399
Humbje jete 2,528

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4758
Shkodër 1743
Durrës 1115
Fier 957
Vlorë 892
Lezhë 775
Elbasan 639
Berat 484
Korçë 306
Gjirokastër 261
Kukës 260
Dibër 209

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas