Aktualitet

Rriten sërish rastet e reja me koronavirus në Itali





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:16 - 12/07/20 |
mapo.al

Rastet e reja me koronavirus në Itali kanë pësuar rritje krahasuar me ditën e shtunë. Autoritetet shëndetësore italiane kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 234 persona me Covid-19, ndërsa të shtunën ishte 188 raste të reja.


Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona, 8 nga të cilët vetëm në rajonin e Lombardisë.


Po ashtu, ka një shtim edhe të pacientëve të cilët kanë përfunduar në terapi intensive. Aktualisht janë 13,179 persona aktivë me koronavirusi.


Një lajm i mirë mund të quhet fakti që tetë rajone e nuk ka pasur asnjë rast të ri me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.


Rajonet me zero raste të reja janë: Liguria, Pulia, Friuli Venecia Xhulia, Siçilia, Sardenja, Vale d’Aosta, Bazilikata dhe provinca e Trentos.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas