Aktualitet

Rriten shifrat e të infektuarve – Çekia rikthen gjendjen e jashtëzakonshme më 5 tetor








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:16 - 30/09/20 |
mapo.al

Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e mprehtë të numrit të rasteve me koronavirus.


Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, tha pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë se, për së paku dy javët e para, gjendja e jashtëzakonshme do të kufizojë tubimet në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda, do të ndalojë pjesëmarrjen e audiencave në ngajrjet sportive, do të mbyllë shkollat e mesme dhe do të kërkojë nga studentët e mjekësisë të ndihmojnë në spitale.


Shkalla aktuale e rasteve me koronavirus ka bërë që Çekia të renditet e dyta në Europë, pas Spanjës.



Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar gjithsej 67,843 raste pozitive dhe 636 viktima.


Çekia në muajin mars shpalli Gjendjen e Jashtëzakonshme por e hoqi atë dy muaj më vonë.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas