Aktualitet

Rriten tensionet, Izraeli bombardon veriun e Gazës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:20 - 13/05/21 |
mapo.al

Tensionet janë rritur. Izraeli ka bombarduar mbrëmjen e sotme veriun e Gazës. Safwat Al Kahlout i Al Jazeera, duke raportuar nga Gaza tha se Izraeli ka filluar të gjuajë breshëri predhash artilerie në veri të Rripit të Gazës.






“Qindra familje tani po evakuohen nga shtëpitë e tyre në veri të Gazës për shkak të hedhjes së predhave të artilerisë së rëndë. Shërbimet e ndihmës së shpejtë na thanë se disa nga raketat kishin goditur disa shtëpi në të ashtuquajturin fshat Beduin, i cili është shumë afër kufirit, ” ka thënë reporteri.


“Është skenari i njëjtë i luftës së vitit 2014 kur qindra familje gjithashtu u evakuuan nga shtëpitë e tyre për shkak të të shtënave,” shtoi ai.







Gazetari tha se shërbimi i ndihmës së shpejtë të Gazës ka marrë gjithashtu thirrje për ndihmë nga qytetarët në jug të Gazës, kryesisht në Rafah, pasi avionët izraelitë kanë shkatërruar shtëpitë në sulmet ajrore pa paralajmërim.



“Ata besojnë se ka shumë njerëz nën rrënoja. Deri më tani shërbimet e ndihmës së shpejtë thonë se ata kanë arritur të marrin pesë trupa, përfshirë fëmijë dhe gra nga një prej shtëpive të shkatërruara.” – ka thënë reporteri.



1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas