Një një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pas atij në aksin Elbasan-Cërrik ku mbeti i plagosur një 50-vjeçar. Tashmë në Korçë. Sipas informacioneve, dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë të plagosur kanë mbetur 5 persona.
Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije por mësohet se janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit por mësohet se policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Dyshohet se përplasja është shkaktuar nga shpejtësia tej normave të lejuara.
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cërrik, plagoset 50-vjeçari