Aktualitet

Rritet çmimi i naftës në botë, pritet ndryshim edhe në Shqipëri








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:29 - 01/06/20 |
mapo.al

Çmimi i naftës në bursat botërore vijoi rritjen për shkak të pritshmërisë për uljen e mëtejshme të prodhimit dhe rritjes së konsumit pasi shumë vende në mbarë botën po rihapin ekonomitë. Në bursën londineze, çmimi i një fuçie për dërgesë në gusht u rrit me 7.7 për qind duke arritur në 37.84 dollarë, ndërsa në tregun amerikan fuçia u rrit me 6.7 për qind duke arritur në 35.49 dollarë.


Në pesë javët e fundit, çmimi i naftës është rritur dukshëm sepse shumë vende i kanë lehtësuar masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


Pas rënies së madhe të muajit mars dhe prill për shkak të paralizimit të aktivitetit ekonomik, çmimi i një fuçie në bursat amerikane u rrit gjatë majit me 88 për qind, ndërsa në bursën e Londrës çmimi është rritur me 40 për qind, rritja më e lartë që nga marsi i vitit 1999.



Në vendin tonë ende nuk kanë filluar rritjet abuzive, por sa herë që çmimi ndryshon në bursa, kompanitë shqiptare reagojnë, duke e rritur edhe ato. Ndërkohë kur ka ulje, kompanitë shqiptare justifikohen se kanë rezerva të mëdha.


Konsumi për frymë mbetet ende i dobët krahas heqjes së kufizimeve për udhëtimet, të vendosura në shumë vende për penguar përhapjen e koronavirusit.


Nga fillimi i majit, ka hyrë në fuqi marrëveshja mes Organizatës së vendeve eksportuese të naftës, OPEK-ut dhe prodhuesve të pavarur të kryesuar nga Rusia për ulje më të madhe të prodhimit, afërsisht me 9.7 milionë fuçi në ditë.

Takimi i rregullt i OPEK-ut dhe i aleatëve të saj është caktuar për në javën e dytë të qershorit. Arabia Saudite dhe disa anëtarë të OPEK-ut mendojnë ta vazhdojnë marrëveshjen për uljen e prodhimit deri në gjysmën e dytë të vitit, por nuk kanë marrë ende mbështetjen e Rusisë.


Etiketa: ,

Pas