Kronika

Rritet numri, 25 të shtruar te Infektivi, Tirana vatra kryesore e koronavirusit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:32 - 27/05/20 |
mapo.al

Pas disa ditë shifrash në rënie, numri i të shtruarve me COVID-19 në spitalin Infektiv të Tiranës, ka pësuar rritje.


Sot Ministria e Shëndetësisë raportoi për 21 raste të reja me koronavirus, 4 më pak se një ditë më parë, por numri i personave të shtruar në spital ka shkuar në 25. Tre prej tyre ndodhen në terapi intensive.


Kujtojmë që pak ditë më parë, numri i pacientëve të hospitalizuar pësoi rënie deri në 17.


Tirana vijon të mbetet vatra kryesore epidemike, me 101 raste aktive.


Numri total i të infektuarve në vendin tonë ka prekur shifrën e 1050, nga të cilët 800 janë shëruar, ndërsa 205 persona janë ende bartës të virusit, konkretisht në qytetet Tiranë, Durrës dhe Krujë.

LEXO EDHE: 

COVID-19, infektohen 13 mjekë dhe infermierë te QSUT, 21 raste të reja

Rastet e reja/ Si u kthye QSUT në vatër epidemike të COVID-19


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas