Kronika

Rritet numri, 4 të vdekur sot në dy spitalet COVID, 193 viktima nga koronavirusi (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:52 - 08/08/20 |
mapo.al

Dje humbi jetën vetëm një pacient nga koronavirusi, por ditën e sotme ky numër është rritur.


4 qytetarë ndërruan jetë sot në dy spitalet COVID, pas komplikimeve në organizëm të shkaktuara nga virusi vdekjeprurës.


Fatkeqësisht, paavrësisht përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 76 vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; të moshës përkatësisht 50 vjeçe; 75 vjeç dhe 76 vjeç.


Numri total i viktimave në vendin tonë arrin kështu në 193. 116 pacientë po trajtohen në spital, prej të cilëve, 19 janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar.


124 raste të reja u konfirmuan sot me koronavirus në vendin tonë.


Etiketa: , , ,

Pas