Sociale

Rritet numri i fëmijëve që shpërndajnë imazhe seksuale online






               Publikuar në : 22:57 - 29/07/18 |
mapo.al

Hetimet për fëmijët që ndajnë imazhe seksuale të tyre dhe të tjerëve janë dyfishuar, tregojnë shifrat e fundit.


Policia në Angli dhe Uells regjistruan 6,238 vepra penale “sexting”(dërgim ose shpërndarja e imazheve seksuale) të të miturve nga viti 2017-18, me një mesatare prej 17 personash në ditë.

Policia tha se raportet përfshijnë fëmijët deri në moshën 10 vjeçare.

Kryeoficeri Simon Bailey, udhëheqësi i shefave të policisë kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, tha: “Ky është një trend shqetësues në rritje”,- shkruan Mail Online.

Numri i rasteve  nën moshën 18 vjeç që ndajnë imazhe të pahijshme ose të ndaluara u rrit me një të tretën, në 4,681 vepra të regjistruara vitin e kaluar që përfaqësojnë një rritje prej 131% nga viti 2014-15, me 2,700 incidente.

Bailey, i cili është kreu i grupit të shpëtimit në Norfolk, tha: “Ndarja dhe posedimi i këtyre imazheve është kundër ligjit. Pasi një imazh  ndahet me të tjerët, mund të shkaktojë turpërime dhe shqetësime të thella”.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas