Kjo është dita e dytë që nxënësit i kthehen bankave të shkollës, por duket se numri i mësuesve të infektuar me koronavirus po rritet në mbarë vendin.
Në Kolonjë rezultojnë 10 mësues të prekur nga Covid-19. Pjesa më e madhe prej tyre japin mësim në shkollat e qytetit. Mësuesit kanë shfaqur simptoma të virusit dhe janë izoluar në banesat e tyre.
Ndërkohë, një çift bashkëshortësh të cilët ushtrojnë profesionin e mësuesit në Devoll, dyshohet gjithashtu se janë prekur nga virusi.
Dje rezultuan pozitivë me Covid 5 mësues në Elbasan, po ashtu edhe një mësuese dhe sekretare në një nga gjimnazet e Tepelenës.
Ndërsa një ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, Partia Demokratike bëri publik rastin e 10 mësuesve të prekur nga koronavirusi në shkollën 9-vjeçare publike “Jeronim De Rada”, në Tiranë.