Aktualitet

Rritet numri i rasteve të reja, 43 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:59 - 20/07/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 43 raste të reja me koronavirus nga 3526 testime të kryera. Të infektuarit janë shënuar në këto bashki; 25 raste në Tiranë, 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër.






Ajo çka vihet re është një rritje e numrit të të infektuarve krahasuar me ditët e mëparshme. Fatmirësisht, edhe sot nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit.


Sakaq, aktualisht janë 198 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendi, ndërsa në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.







Sa i përket të shëruarve në 24 orët e fundit, 5 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin COVID-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,086 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  768 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre një 33-vjeçare


Statistika (20 Korrik 2021)
Raste të reja ditore      43
Të shëruar në 24 orë     5
Të shtruar në spitale      6
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                3526



Testime totale             862,958
Raste pozitive             132,740
Raste të shëruara       130,086
Raste Aktive                        198
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              89
Elbasan            21
Vlorë                17
Durrës              16
Fier                   15
Shkodër           13
Lezhë               13
Kukës                9
Korçë                4
Gjirokastër        1

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas