Aktualitet

Rritet numri i rasteve të reja, 658 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:25 - 21/08/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 658 raste të reja me koronavirus nga 6527 testime të kryera dhe dy viktima. Krahasuar me një ditë më parë, kemi 123 raste më shumë. Ditët e fundit shifrat e infektimeve të reja kanë qenë në rritje






Të infektuarit janë regjistruar në këto bashki; 217 raste në Tiranë, 98 në Shkodër, 51 në Vlorë, 38 në Durrës, nga 20 raste në Kavajë, Sarandë, 18 në Lezhë, 17 në Vau i Dejës, nga 16 raste në Krujë, Lushnje, Elbasan, nga 15 raste në Kamëz, Fier, 12 në Gjirokastër, 9 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Mat, Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Kurbin, Berat, nga 4 raste në Dibër, Roskovec, Tepelenë, Poliçan, nga 3 raste në Kukës, Konispol, Memaliaj, Korçë, nga 2 raste në Tropojë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Cerrik, Peqin, nga 1 rast në Mirditë, Patos, Selenicë, Himarë, Delvinë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd.


Fatkeqësisht, dy qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për një qytetar 64 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi.

Lexo edhe :  Bota në alarm nga variati i ri i COVID, mjeku i shqetësuar: Pas 3 javësh...






Ndërsa në spitalin Infektiv po marrin trajtim 73 pacientë. Sakaq, në të gjithë vendin aktualisht janë 5129 pacientë aktivë me koronavirus.




Gjatë këtyre 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 142 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,184 që nga fillimi i epidemisë.



Statistika (21 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 658
Të shëruar në 24 orë 142
Të shtruar në spitale 73
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 6527

Testime totale 992,232
Raste pozitive 138,790
Raste të shëruara 131,184
Raste Aktive 5129
Humbje jete 2,477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1977
Shkodër 843
Vlorë 482
Fier 436
Durrës 305
Elbasan 251
Lezhë 238
Berat 177
Gjirokastër 157
Korçë 106
Kukës 92
Dibër 65

1


Etiketa: , , , ,

Pas