Aktualitet

Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:19 - 22/07/20 |
mapo.al

Italia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 9 viktima dhe 282 raste të reja pozitive me koronavirus.


Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 197 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 197.628.


Që prej fillimit të pandemisë, vendi fqinj ka shënuar në total 35.082 viktima dhe 245.034 të infektuar.


Sa i përket rajonit të Lombardisë, sot u regjistrua 1 viktimë nga virusi, si dhe 51 raste të reja të identifikuara.


Numri i të shtruarve në repartet e terapisë intensive në rajon ka rënë në 17 pacientë.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas