Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve/ Bardh Spahia: Qendrat shëndetësore po kthehen në vatra të COVID-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:52 - 29/05/20 |
mapo.al

Partia Demokratike denoncoi të premten papërgjegjshmërinë e qeverisë për t’i ofruar personelit mjekësor mbrojtjen e duhur nga infeksioni COVID-19.


Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti Bardh Spahia zbuloi se nga 23 të infektuarit e raportuar sot, dy prej tyre janë mjekë të Qendrës Shëndetësore Nr.9 në “Rrugën e Kavajës”.


Spahia këmbënguli se autoritetet po e fshehin faktin se “një vatër infeksioni po zgjerohet në Tiranë” dhe se “personeli mjekësor po vazhdon të infektohet pasi nuk ka masa mbrojtëse”.


“Ajo që nuk thuhet është se një vatër infeksioni po zgjerohet në Tiranë, ajo e institucioneve shëndetësore publike. Pas QSUT, janë 2 mjekë që rezultojnë të prekur me COVID-19 në Qendrën Shëndetësore nr.9, të infektuar nga pacientët. Kjo tregon se sa i pambrojtur është personeli shëndetësor në vend, e sa të rrezikuar janë pacientët, që mund të infektohen nga vetë mjekë të prekur nga Covid!” – u shpreh Spahia duke theksuar se përgjegjësia nuk është e qytetarëve por e qeverisë.


“Pas rasteve të fundit në QSUT e tani edhe në Qendrën Shëndetësore nr.9, dukshëm qeveria që ka miratuar masa drastike deri në burgosje për shkelësit e rregullave të distancimit social, nuk e ka çarë kokën për to në institucionet publike të kujdesit shëndetësor! Pra rregullat dhe burgu për qytetarët, por jo për vetë Ministrinë e Shëndetësisë të parën, e cila qëllimshëm apo nga injoranca ka neglizhuar vetë zbatimin e rregullave!” – vazhdoi më tej ish-deputeti i PD-së teksa drejtoi pyetje publike ndaj ministres Ogerta Manastirliu se çfarë është duke bërë teksa situata po përshkallëzon për keq.

Spahia ironizoi se me ashpërsimin e kodit penal përhapja e virusit dënohet me gjobë deri në burg.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas