Aktualitet

Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Greqi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:41 - 06/03/20 |
mapo.al

Numri i rasteve të infektuar me koronavirus në Greqi ka arritur në 32, rasti më i fundit është një 32-vjeçare në Selanik, e cila kishte udhëtuar kohët e fundit në Itali.






Mediat greke bëjnë me dije se pritet që nëditët në vijim shenjat e personave të prekur nga koronavirusi të rriten akoma më shumë.


Javët e ardhshme do të shohin një rritje të konsiderueshme të rasteve në Greqi”, tha Sotiris Tsiodras, profesori i semundjeve infektive ne Universitetin e Athinës, pjesë e ekspertëve që këshillon qeverinë greke për koronavirusin. Ndër të tjera ai ka theksuar se masa kryesore për një parandalim të mundshëm të sëmundjes është higjiena personale dhe kujdesi i madh për të moshurit apo paciente që kanë të tjera patologji.







Sipas tij, mund të kemi numër shumë më të madh të prekurisht, pasi sëmundja manifestohet me simptoma të buta ose pa shenja. Ai vlerëson se 5-10% të popullsisë do të preken nga sëmundja këtë vit.




1




Etiketa: , ,

Pas