Aktualitet

Rritet numri/ Në Itali 456 persona të prekur me koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:34 - 27/02/20 |
mapo.al

Numri i të infektuarve nga koronavirus në Itali vazhdon të rritet. Nga 400 të infektuar që ishin mbrëmjen e djeshme, sot të prekur me virusin janë 456 persona.


Rasti i parë është rregjistruar edhe në Puglia. Mediat italiane shkruajnë për një burrë 43 vjeç të infektuar. Ndërkohë në Taranto janë mbyllur shkollat.



Sipas të dhënave të azhurnuara me lajmet e fundit të ofruara nga rajonet, ekzistojnë 456 infeksione në 12 rajone: 305 në Lombardi, 71 në Veneto, 47 në Emilia Romagna, 16 në Liguria, 3 në Piemonte, 3 në Lazio, 3 në Siçili, 3 në Marche, 2 në Toscana, 1 në Tyrol Jug, 1 në Puglia, shkruan La Republica.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas