Aktualitet

Rritja abuzive e pagesave të kontratave të lidhura sipas prokurimeve publike








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:05 - 26/09/20 |
Ing.Erjon GJINI

Prokurimet Publike në Republikën e Shqipërisë, zhvillohen nga Autoritetet Kontraktore, të cilat
janë përgjegjëse për zhvillimin e prokurimeve publike në përputhje me dispozitat e Ligjit nr.
9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore të nxjerra
në zbatim të tij.


Lidhur me vlerësimin e ofertave pjesëmarrëse në tender, të kryera nga komisioni i vlerësimit të
ofertave të institucioneve publike, shoqëritë pjesëmarrëse të cilat nuk janë dakort me vendimin e
autoritetit kontraktor, sipas parashikimeve ligjore në fuqi, kanë të drejtën e ankimit pranë
Komisionit të Prokurimit Publik, si institucioni më i lartë për shqyrtimin e ankesave në fushën e
prokurimit publik.


KPP pasi shqyrton ankesën e Operatorit Ekonomik, del me vendim përfundimtar, i cili është i
detyrueshëm për tu zbatuar nga cdo autoritet kontraktor (nuk po gjykojmë rastin nëse vendimi
është i drejtë apo jo).



Operatori ekonomik i cili pretendon dhe mendon se vendimi i KPP apo edhe i AK është i
padrejtë, ka të drejtën ta dërgojë cështjen për shqyrtim në Gjykatë. Në disa raste, pasi Gjykata ka
shqyrtuar cështjen dhe pretendimet e Operatorit Ekonomik (OE) ankimues, ka vlerësuar dhe
vendosur që skualifikimi i ofertës më të ulët të paraqitur në tender nga ky OE, është bërë në
kundërshtim me LPP.


Me këtë vendim gjykate, e cila ligjërisht është mbi cdo vendim të dhënë nga autoritetet kontraktore dhe Komisioni i Prokurimit Publik, shoqërive ankuese u lind e drejta e kërkimit të fitimit të munguar, pasi në tender ka qenë oferta më e ulët e paraqitur (apo me vlerë më të ulët se shoqëria e shpallur fituese nga AK apo KPP), e cila është skualifikuar si nga institucioni publik shtetëror, ashtu edhe nga KPP.


Në këto kushte, shoqëritë ankuese i drejtohen Autoritetit Kontraktor të procedurës së prokurimit
ku kanë marrë pjesë, për kërkimin e fitimit të munguar. Në këtë rast të paprecedentë, Institucioni Shtetëror ndodhet përpara dy situatave, ku nga njëra anë ka lidhur kontratën me shoqërinë që ai vetë dhe KPP ka vendosur të shpallë si fitues, i cili ka kryer edhe punimet e zbatimit, si dhe për të cilin ka bërë edhe pagesën e plotë të kontratës.

Ndërkohë, nga ana tjetër, vihet përpara faktit të një vendimi të Gjykatës për pagesën e fitimit të munguar të një shoqërie tjetër pjesëmarrëse, për të njëjtin tender që ka lidhur më përpara
kontratë. Vlen të theksohet se, fitimi i munguar për shoqëritë për punë publike, arrin edhe deri në 30% të vlerës që institucioni publik ka paguar një shoqëri tjetër, për të njëjtin objekt prokurimi.

Lind pyetja: Kush do të mbajë përgjegjësi për raste të tilla, ku për të njëjtën kontratë publike, për
të njëjtin objekt prokurimi, paguhen dy shoqëri të ndryshme, duke tejkaluar vlerën e kontratës
me 30%?

Kush janë personat përgjegjës që duhet të kthejnë vlerat monetare në buxhetin e Shtetit për këtë
dëm të pastër ekonomik?

Po personat që duhet të përgjigjen penalisht për shpërdorim detyre, kush do të jenë?

Ndodhur në situata të tilla, duhet ndërhyrja e menjëhershme e instancave Shtetërore ligjzbatuese,
për shqyrtimin e menjëhershëm të rasteve të tilla të paprecedenta, si dhe marrjen e masave të
duhura ligjore për parandalimin e tyre në të ardhmen.


Etiketa: , ,

Pas