Aktualitet

Rritja alarmante e infektimeve, Çekia mbyll shkollat, baret e restorantet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:59 - 13/10/20 |
mapo.al

Çekia mbyll shkollat, baret, restorantet dhe klubet e natës, nga dita e mërkurë, në përpjekjen për të frenuar përhapjen e koronavirusit.






Me 493 të infektuar për 100 mijë banorë dhe gati 1 mijë viktima, Çekia është shteti me nivelin më të lartë të infektimeve në raport me popullsinë.


Mes masave strikte të njoftuara nga autoritetet, të hënën, përfshihet, gjithashtu, mbyllja e teatrove, kinemave, galerive muzeve e parqeve për të paktën dy javë, ndërsa palestrat dhe pishinat ulën qepenët, që prej së premtes.







Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në 2 nëntor, me përjashtim të kopshteve për fëmijët e punonjësve në sektorët kyçë. Mbajtja e maskës në ambientet publikë është e detyrueshme dhe grumbullimet janë kufizuar në 6 persona.




Ndërsa e cilësojnë si alarmant nivelin e lartë të infektimeve, ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, tha se sistemi shëndetësor çek po përballet me rritje të ndjeshme të pacientëve në terapitë intensive dhe se më shumë njerëz po vdesin.

Lexo edhe :  Bota në alarm nga variati i ri i COVID, mjeku i shqetësuar: Pas 3 javësh...


Të premten, vendi shënoi 8617 raste të reja përgjatë 24 orëve, shifra më e lartë që prej fillimit të pandemisë ndërsa, të hënën, u shënuan një numër rekord prej 65 viktimash.

1


Etiketa: ,

Pas