Aktualitet

Rritja e borxhit/ Genc Pollo: Alarmuese pamundësia e PD për të frenuar Ramën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:42 - 31/10/21 |
mapo.al

Ish-deputeti dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Genc Pollo, ka folur për rritjen e borxhit në nivele alarmante nga ana e qeverisë.






Pollo thekson se edhe PD-ja e ka të pamundur që të frenojë rritjen e borxhit publik nga qeveria “Rama”.


Ai shton se kjo pamundësi e PD-së për të frenuar borxhin e qeverisë është alarmuese.







Pollo quan të gënjeshtërt edhe reagimin e një deputeti demokrat lidhur me votimin për Eurobondin, duke shtuar se paratë që qeveria merr borxh, shkojnë për të financuar PPP-të korruptive.




Postimi i Genc Pollos:



Pamundësia e PD zyrtare për të votuar kundra rritjes së borxhit publik nga qeveria Rama është alarmuese.

PD në tetë vite opozitë ka kritikuar me të drejtë borxhin publik përtej nivelit 63% të v. 2013.

PD në tetë vite opozitë me shumë të drejtë ka denoncuar se paratë e huave shtetërore janë derdhur kryesisht në PPP abuzive e korruptive.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e Komisioni Europian vazhdimisht kanë shprehur shqetësim për rritjen e borxhit publik e për mos-transparencën e PPP-ve. Prandaj shpjegimi i votës nga një deputet i PD se “votuam në linjë me partnerët ndërkombëtarë” është i gënjeshtërt e i padenjë.

I gënjeshtërt siç shpjeguam më lart.

I padenjë pasi deputetët duhet të venë të parin interesin publik të shqiptarëve përkundrejt kujtdo mbi tokë që u këshillon të kundërtën. 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas