Zv/ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar se në javët në vazhdim do të ketë një shtim të kontrolleve për zbatimin e akteve normative për parandalimin e përhapjes së pandemisë, kryesisht në lidhje me përdorimin e maskës në ambiente publike. Teksa u pyet, ajo u shpreh se bazuar në nivelin e deritanishëm të infeksionit dhe shifrave, nuk ka probabilitet për shtyrje të afatit të hapjes së shkollave. Pra, me këto shifra infeksioni, shkolla do të nisë më 27 shtator, siç u caktua pak ditë më parë nga ministrja Evis Kushi
“Në supermarkete shohim shumë veta pa maska. Në radhë të parë zbatimi i masave është problem individual. Duhet të mbrojmë veten tonë dhe pjesën tjetër.
Kemi detyrim kontrollin e masave dhe bashkëpunimi me strukturat që kanë për detyrë këtë punë kanë vazhduar kontrollet. Në ditët në vazhdim do intensifikohet për të aplikuar penalitetet që përmban ligji.
Për nivelin e infeksioneve që është sot shkollat do të hapen atëherë kur është parashikuar. Me shifrat që kemi sot, nuk diskutohet moshapja e shkollave”, tha Rakacolli.
LEXO EDHE:
Komiteti Teknik: Masat nuk ndryshojnë, vaksinohuni, ja pse u rritën shifrat