Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ftuar në ‘Opinion’ ka folur për pandeminë dhe rritjen e rasteve me koronavirus në vendin tonë..
E pyetur nga moderatori i emisionit se a rrezikon Shqipëria të kthehet në izolim, Manastirliu u shpreh se me projeksionet që kemi nuk do të kthehemi në izolim.
Pjesë nga intervista:
Fevziu: Çfarë do të bëjmë në këtë situatë ku kemi rritje të rasteve?
Manastirliu: Do të duhet të intensifikojmë komunikimin me qytetarët. Është shumë i rëndësishëm komunikimi me të rinjtë.
Fevziu: A rrezikojmë një izolim?
Manastirliu: Unë kam qenë në një mbledhje të gjatë me ekspertët. Nuk vlerësohet që të kthehemi në izolim. Vlerësohet që do të jemi në të njëjtat trende të epidemisë.
LEXO EDHE:
Rritja e infektimeve, Manastirliu: Shifrat kanë kapërcyer pritshmërinë