Kryesore

Rritja e infektimeve, masat nuk ndryshojnë, kjo javë test














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:19 - 08/02/21 |
mapo.al

Pavarësisht nga situata shqetësuese e ditëve të fundit, pas rritjes së ndjeshme të numrit të infektimeve, masat nuk do të ndryshojnë.





Të paktën një gjë e tillë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk do të ndodhë përgjatë kësaj jave.


Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, me fokus Shëndetësinë, se duke nisur nga dita e sotme do të ndëshkohen njësitë tregtare që nuk respektojnë masat anti-COVID si dhe do ndalohen edhe grumbullimet, përfshirë edhe ato partiake.




Nëse situata nuk ndryshon, paralajmëroi Rama, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të njoftojë kufizimet e reja, por duket shtuar se nuk do të jenë aq të rrepta sa në marsin e vitit të kaluar.


Është një opsion patjetër që nga fundi i javës së shkuar jemi në diskutim për çfarë do bëjmë. E para, të zbatojmë mirë këto që kemi, policia të ndryshojë qasje, inspektoriati po ashtu, njësitë tregtare të ndryshojnë qasje, nuk dua të ndodhë, por inspektorë, taksidarë të futen nëpër lokale, biznese e njësi tregtare.

Lexo edhe :  Izraelitët marrin "frymë" lirisht, maska jo më e detyrueshme në publik

Do përgatitemi për zbatim rigoroz të masave dhe për të parë çfarë mund të bëjmë kufizime të tjera pa dashur të kthehemi tek kufizimet e forta të vitit të shkuar.

Po i diskutojmë disa kufizime të tjera, për momentin nuk kemi. Është Komiteti që vlerëson numrat, trendet por jemi të bindur që duhet të reagojmë me forcë nëse nga ana e njësive tregtare nuk do ketë reagim”,- tha Rama.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas