Në Izrael, kohë e fundit ka pasur rritje të rasteve të infektimit me koronavirus, të cilat raportohen se kanë kaluar mbi 4 mijë dhe duke nisur nga dita e sotme vendi do të izlohohet përsëri.
Izraeli do të rikthejë karantinën të paktën për 3 javë, por nuk do të jetë në masa të rrepta si herën e parë.
Nga fillimi i korrikut deri në mes të shtatorit, mbi një milion izraelitë të dyshuar se kishin pasur kontakt me një pacient të konfirmuar me koronavirus u vendosën në izolim, bazuar në rregulloret e Ministrisë së Shëndetësisë.
Vetëm javën e kaluar 160,000 njerëz u urdhëruan të izoloheshin për shkak të frikës se ishin të ekspozuar ndaj një transportuesi të konfirmuar COVID-19.