Aktualitet

Rritja e rasteve ditore – Parisi rrezikon të izolohet sërish








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:01 - 02/10/20 |
mapo.al

Nisur nga java e ardhshme, Parisi rrezikon të izolohet sërish pasi qeveria franceze deklaroi se pandemia po përkeqësohej në vend.



“Prej ditës së djeshme, Parisi ka kaluar pragun që e vendoste atë në kategorinë e alarmit maksimal,” u shpreh, ministri francez i Shëndetësisë Olivier Véran.


Duke folur nga spitali, Bichat-Claude Bernard, Veran tha se nëse “rritja e rasteve” konfirmohej edhe në ditët në vijim, “ne nuk do të kemi asnjë zgjidhje tjetër veç vendosjes së Parisit dhe periferisë së tij më të afërt, në kategorinë e alarmit maksimal sa më shpejt të hënën.”



Sipas, Ministrisë Franceze të Shëndetësisë, ky nivel alarmi nënkupton mbylljen e restoranteve, bareve dhe të gjitha institucioneve të tilla si kinematë dhe muzetë, përveç rasteve kur ato kanë protokolle të rrepta, dhe mbylljen opsionale të plazheve dhe zonave të liqenit.

Lexo edhe :  Çifti i pensionistëve i ankohet Bashës: Nuk paguajmë dot ilaçet, inshallah nuk na zë koronavirusi

Shumë pronarë biznesesh në Paris kanë frikë nga ndikimi afatgjatë i kufizimeve dhe kanë protestuar kundër tyre, por qeveria duket e vendosur.


Teksa rastet ditore në Europë janë në rritje, shtetet po marrin masa dhe po vendosin kufizime që tentojnë të parandalojnë përhapjen e Covid-19.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas