Aktualitet

Rritja e rasteve – Kreu i Urgjencës Kombëtare: Mund të ndryshojë ora policore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:41 - 04/02/21 |
mapo.al

Në 48 orët e fundit janë raportuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë mbi dy mijë raste të reja me koronavirus, ndërkohë që ka një shtim të pacientëve të shtruar në spitalet Covid dhe qytetarëve që humbin jetën.






Referuar situatës, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, njëherazi edhe anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka paralajmëruar ofrimin e orës policore, pra kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 që është sot në orën 18:00 ose 20:00.


“Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash.





Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbajta konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime. Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës.



Lexo edhe :  Brataj: Në 15-20 maj pritet rritje e rasteve me koronavirus, përkon me fushatën

Lock down është dhe orë policore. Mund të ulet ora. Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet. Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të domosdoshme”, tha Brataj.


Pra zgjidhja e vetme që mendon Kreu i Urgjencës Kombëtare për të vendosur nën kontroll pandeminë është ora policore, e cila në Shqipëri është aplikuar prej muajit mars, ndërsa në vende të ndryshme ka pasur një miksim masash nga ato të izolimit te ato shëndetësoret.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas