Aktualitet

Rritja e rasteve me koronavirus, Belgjika ndalon prostitucionin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:11 - 29/09/20 |
mapo.al

Belgjika ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus në javët e fundit dhe kjo gjë ka detyruar autoritetet vendase për të menduar rreth disa masave shtrënguese të reja për të mbajtur kurbën në kontroll.


Qyteti më i goditur nga pandemia është Brukseli, i cili raporton pozitivë më shumë se 10% të të testuarve çdo ditë, shifër kjo që është rritur ndjeshëm krahasuar me javët e kaluara.


Për këtë arsye mes masave të tjera, autoritetet vendosën të pezullojnë dhe aktivitetin e prostitucionit, si një aktivitetet që ka ndikuar në shtimin e rasteve. Gjithashtu janë mbyllur dhe hotelet dhe u dërguan efektivët e policisë për të informuar punonjëset e seksit se duhet të zbatojnë masat.






Etiketa: , , ,

Pas