Aktualitet

Rritja e rasteve/ Mjekët shqiptarë në Europë: Shtoni testimet, maskat të detyrueshme





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:13 - 28/06/20 |
mapo.al

Rritja e shifrave me Covid-19, ka bërë që Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, ti bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e nënvlerësojnë rëndësinë e situatës dhe rrezikshmërinë e përhapjes së virusit.


Ata theksojnë se qytetarët shqiptarë duhet t’u kthehen rekomandimeve të OBSH-së, Insituteve të Shëndetit Publik, për mbajtjen e maskave, distancën dhe higjienën personale.


Federata thekson se duhet të shtohen testimet në popullatë dhe të gjurmohen kontaktet e pacientëve pozitivë me Covid-19 në mënyrë që të izolohen e të shmanget përhapja e mëtejshme, duke përdorur strategji të hartuar mirë dhe duke përfshirë të gjithë aktorët e shëndetit publik në gjurmimin e këtyre kontakteve.




Etiketa: , , ,

Pas