Aktualitet

Rritja e rasteve në Kinë, në një provincë vendosen masa të reja kufizuese





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:58 - 13/05/20 |
mapo.al

Rritja e rasteve të reja me koronavirusi në Kinë ka shtuar frikën e një vale të dytë. Për të parandaluar këtë, dy qytete në provincën Jilin kanë vendosur masa të reja kufizuese.


Kjo zonë po shihet si burim potencial i një shpërthimi të ri te infektimeve dhe pas fundjavës së kaluar rriti nivelin e alarmit nga i mesëm në të lartë.


Në ditën e fundit u raportuan 6 raste të reja, të cilat lidheshin me një të prekur në qytetin Shulan. Provinca Jilin është një pikë kufitare e Kinës me Korenë e Veriut dhe Rusinë.


Autoritetet lokale pezulluan përkohësisht shërbimin e trenave për pasagjerët.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas