Aktualitet

Rritja e rasteve nga koronavirusi në Francë, mbyllet për një muaj Parisi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:25 - 18/03/21 |
mapo.al

Parisi, Nice dhe mbi 12 zona të tjera franceze do të futen në një karantinë të plotë për një muaj për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus dhe ezaurimit të kapaciteteve në disa spitale. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i vendit Jean Castex të enjten mbrëma.






Gjashtëmbëdhjetë zona në vend të njohura si departamente do të kalojnë në bllokim nga e premtja mes një vale të tretë të infektimeve. Shumica e rajoneve që do të mbyllen janë në Paris dhe në veri të vendit. Po ashtu udhëtimet nga ato rajone do të ndalohen.


Shkollat ​​do të mbeten të hapura, por ato të mesmet do të kufizohen në gjysmën e kapacitetit. Dyqanet që nuk janë jetësore do të duhet të mbyllen ndërsa libraritë do të lejohen të qëndrojnë të hapura në rajonet që janë nën bllokim.

Lexo edhe :  Zgjedhjet lokale në Kosovë, Haradinaj vendos: 5 ditë fushatë për shkak të COVID






Gjatë izolimit, qytetarët do të kenë mundësi që të ecin dhe të luajnë sporte pa ndonjë kufizim kohor, por do të duhet të kenë një formë justifikimi dhe të qëndrojnë brenda 10 kilometrave nga shtëpitë e tyre.



1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas