Aktualitet

Rritje e frikshme e shifrave të të infektuarve, India ia kalon Rusisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:57 - 06/07/20 |
mapo.al

India ka regjistruar më shumë se 24,000 raste me Covid-19, në 24 orët e fundit, duke ia kaluar Rusisë për nga numri i të prekurve.


India tanimë ndodhet në vendin e tretë, me 697,413 të prekur, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 19,693. Tri ditët e fundit, shifrat e infeksioneve kanë qenë alarmuese, duke regjistruar më shumë se 20,000 raste në ditë.


India u vendos në izolim total në muajin mars, ndërsa filloi rihapjen rreth një muaj më parë, në mënyrë që të lëvizte ekonomia, edhe pse rastet ishin vazhdimisht në rritje.


Megjithatë, vendi ka një vdekshmëri jo shumë të lartë në krahasim me vendet e tjera të botës. Gjithashtu rreth 60% e rasteve të infektuara janë shëruar – gjë që është një shenjë tjetër inkurajuese.


Në shtimin e rasteve të reja ka ndikuar rritja e numrit të testimeve, që ka shkuar deri në 250,000, por me lehtësimin e masave rritja e numrit është mëse e pritshme.

Ndërsa ekspertët thonë se India është duke shkuar drejt pikut, i cili pritet të ndodhë mes muajit korrik dhe gusht.


Etiketa:

Pas