Aktualitet

Rrjedhja e gazit helmoi 6 nxënëse të shkollës – Procedohen penalisht inxhinierët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:05 - 21/01/21 |
mapo.al

Tiranë – Dy persona janë proceduar penalisht për incidentin e djeshëm që mund të kishte pasoja tragjike në kolegjin privat të vajzave në rrugën “Don Bosko”.





Bëhet fjalë për inxhinierët me inicialet B.S., 34 vjeç dhe E.D., 36 vjeç., të cilët janë marrë me sistemin e kaldajës së kolegjit.


Inxhinierët, sipas Policisë, kanë vënë në funksionim dy depozita gazi, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial.




Dhe ekspertiza ka dalë në përfundimin se njëra prej depozitave ka pasur dje rrjedhje për shkak të tejmbushjes, duke sjellë helmimin e 6 nxënëseve të kolegjit.


Njoftimi i Policisë:


Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. S., 34 vjeç dhe E. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, në ambientet e një shkolle jopublike, këta shtetas kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial dhe si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit nga depozita e gazit të sistemin të ngrohjes, 6 nxënës të kësaj shkolle kanë patur probleme shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.

 

LEXO EDHE:

Rrjedhje gazi në një shkollë në Tiranë – 6 nxënëse përfundojnë në spital

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas