Një incident me pasoja tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Një kolegj privat vajzash në rrugën Don Bosko, “Albanian Qatar College”, është përballur me rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, dhe gjashtë prej nxënëseve janë dërguar të asfiksuar në spitalin e QSUT-së, me dhimbje koka e të vjella.
Atyre po u jepet ndihma mjekësore, ndërkohë që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se shkolla e hapur prej 2010-s, ngrohej me gaz të llojit propan dhe butan.
Gjithashtu bëhet e ditur se të gjithë nxënëset e shkollës janë evakuuar por me vonesë; ato kanë qëndruar në ambientet e saj pavarësisht se kishte rrjedhje gazi.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, duke punuar për normalizimin e situatës.
1
Etiketa: nxenesit dergohen ne spital, rrjedhje gazi, shkolle ne Don Bosko, Video