Aktualitet

Rrjet i ri ujësjellësi në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe “Sulejman Pasha”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:57 - 01/05/18 |
mapo.al
Një linjë e re furnizimi me ujë po përfundon në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Mjetet e rënda të Bashkisë po punojnë me intensitet për shtrimin e linjës e cila për shkak të amortizimit ndër vite, kishte sjellë shqetësime për qytetarët. Paralelisht po vazhdon investimi në rrjetin e ri të ujësjellësit në rrugën “Sulejman Pasha” mbrapa Piacës. Ky rrjet u ndërtua me kujdes dhe shumë shpejt nga grupet e punës së UKT.
Linjat e reja po i japin cilësi dhe volum të madh rrjetit shpërndarës duke përmirësuar gjithnjë e më shumë shërbimin ndaj qytetarëve.  Bashkia e Tiranës po vazhdon planin për të kryer investime dhe ndërhyrje në çdo zone të kryeqytetit, ku krahas zgjerimit të rrjetit të shpërndarjes, po punohet edhe për zëvendësimin e rrjetit të amortizuar.






1













Etiketa: , , ,

Pas