Thursday, May 19, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rrjeti 5G dhe ndikimi tek industria e aviacionit

by mapo.al
18/01/2022
in Bota, Teknologji
0

Rrjeti 5G dhe ndikimi tek industria e aviacionit

Drejtuesit e linjave më të mëdha ajrore në Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë se industria e aviacionit mund të goditet nga një krizë e thellë shkaktuar nga shërbimi 5G që kompanitë e celularëve AT&T dhe Verizon kanë në plan ta fillojnë të mërkurën.

Kompanitë ajrore paralajmërojnë se rrjeti i ri celular 5G, që pritet të fillojë të mërkurën, mund të nxjerrë nga përdorimi një numër të konsiderueshëm avionësh të mëdhenj dhe të bllokojë dhjetëra mijëra amerikanë jashtë vendit duke shkaktuar kaos në fluturimet ndërkombëtare.

“Në qoftë se qendrat tona kryesore, nuk marrin lejen për të operuaer, udhëtimi i publikut dhe transportimi i mallrave do të jetë i pamundur”, shkruajnë drejtorët ekzekutivë të disa prej linjave kryesore si American Airlines, Delta Airlines, United Airlines, dhe Southwest Airlines.

Administrata Federale e Aviacionit ka paralajmëruar rreth mundësisë që teknologjia e re 5G mund të ndikojë në disa instrumente të ndjeshme të aeroplanit si altimetri dhe të pengojë operimin e avionit në kushtet e motit të keq kur pamja është e dobët.

Linjat ajrore të hënën po shqyrtonin mundësinë e anulimit të disa fluturimeve ndërkombëtare, që janë planifikuar të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara të mërkurën.

“Veprimi është i domosdoshëm. Thënë troç, tregtia e vendit do të ndalet”, thuhet në letrën e nënshkruar poashtu nga UPS Airlines, Alaska Air, Atlas Air, JetBlue Airways dhe FedEx Express.

Letra është dërguar tek drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Sekretari i Transportit, Administrata Federale e Aviacionit dhe Komisioni Federal i Komunikimit.

Administrata Federale e Aviacionit tha se do të vazhdojë angazhimin për të ofruar siguri për udhëtarët, ndërsa shtoi se po përpiqet të pakësojë vonesat dhe anulimet e fluturimeve për shkak të rrjetit të ri 5G.

Agjencitë tjera qeveritare nuk kanë bërë ende komente.

Firmat AT&T dhe Verizon, dy kompanitë që fituan të drejtën e shërbimit të ri 5G në një ankand prej 80 miliardë dollarësh vitin e kaluar, më 3 janar u pajtuan që zonat rreth 50 aeroporteve të mbesin zona neutrale për gjashtë muaj, për të pakësuar rreziqet e ndërhyrjeve të mundshme. Kompanitë u pajtuan gjithashtu që me shërbimin e ri të fillonin dy javë më vonë nga koha e planifikuar, për të shmangur përkohësisht krizën e aviacionit.

Verizon dhe AT&T nuk pranuan të komentojnë të hënën. Kompanitë kanë argumentuar se rrjeti i ri 5G funksionon me sukses në rreth 40 vende të tjera dhe pa shkaktuar probleme me aviacionin.

Administrata Federale e Aviacionit tha se rreth 45 për qind e aeroplanëve komercialë amerikanë janë verifikuar se mund të ulen në shumë aeroporte që do të kenë shërbim 5G dhe në kushtet me pamje të dobët për shkak të motit.

Kompanitë ajrore thonë se lista nuk përfshin shumë aeroporte të mëdha.

JU SUGJEROJME

Alarmi, një tjetër virus i rrezikshëm po përhapet në Europë ()
Bota

Alarmi, një tjetër virus i rrezikshëm po përhapet në Europë ()

18/05/2022
Zelenksy kërkon shtyrjen e mobilizimit ushtarak në Ukrainë
Bota

Zelenksy kërkon shtyrjen e mobilizimit ushtarak në Ukrainë

18/05/2022
Flamuri u ngrit ndërsa ambasada e SHBA rihapet në Kiev
Bota

Flamuri u ngrit ndërsa ambasada e SHBA rihapet në Kiev

18/05/2022
Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda
Bota

Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda

18/05/2022
Next Post
Kufizimi i betonierëve gjatë ditës lehtëson trafikun në kryeqytet

Kufizimi i betonierëve gjatë ditës lehtëson trafikun në kryeqytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • “Liberale” si logo ndërkombëtare e mediave që kanë në qendër mbrojtjen dhe lirinë e individit
  • Gjykata italiane jep vendimin përfundimtar, ja sa vite burg do të bëjë Moisi Habilaj
  • Atentati ndaj djalit të biznesmenit në Pogradec, arrestohet 33 vjeçari
  • “Na gënjyen”, punonjësit e inceneratorit të Fierit sërish në protestë për pagat
  • Do të udhëtonin jashtë vendit, aksidenti i merr jetën 56 vjeçares, plagosen familjarët e saj



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In